Shpërthimi i vullkanit të Cujmbre Vieja në La Palma të ishujve Canarie, i nisur në shtator, u deklaruar më në fund i mbyllur nga autoritetet pas tre muajsh.
Vendimi u mor ne vazhdën e 10 ditëve të kaluar pa fluks llave, aktivitet sizmik apo emetimeve të rëndësishme dioksid squfuri. Emergjenca e La Palmas megjithatë, ende nuk mund të konsiderohet e mbyllur, e kjo për shkak të dëmeve të jashtëzakonshme të shkaktuar nga ky shpërthim vullkanik.
Më në fund, kemi një lloj lehtësimi emocional, dhe shpresë, tha drejtori i komisionit për emergjencat vullkanike, Julio Perez.
“Tani mund të përqëndrohemi krejtësisht në përpjekjet e rindërtimit”, u shpreh ai. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, e përshkroi lajmin e shpërthimit si “dhuratën më të mirë të Krishtlindjeve”.
“Do të punojmë të gjithë së bashku, të gjitha institucionet për të riparuar dëmet e për të rikthyer shkëlqimin e ishullit të La Palmas”, u shpreh ai. Bujqësia dhe turizmi janë sektorët kryesore të ishujve Canarie, një destinacion i njohur pushimesh për shumë europianë falë klimës së butë dhe natyrës së bukur.
Top Channel