Lamtumirë sallata me karkaleca deti dhe biskota me gjalpë në formë kafshësh’ për shkak të Covid 19, Shtëpia e Bardhë e Joe Biden ishte më pak e hareshme për Krishtlindje se kurdoherë tjetër në histori.
Festat e mbushura me njerëz, Biden dhe e shoqja Jill i zëvendësuan me disa bufe në ambjente të hapura , maska për fytyrën dhe testimeve për të pavaksinuarit.
“Më duket se u treguan ca si shumë të ashpër”, tha për AP, Philip Dufour, ish sekretarr për mediat social i zv/presidentit, Al Gore. Ai theksoi se shumë evente nuk u mbajtën, e presidenti dhe zonja e parë, disa të tjerë i zhvilluan në Zoom. Biden po kështu, prej shumë kohësh nuk ka ftuar më një lider të huaj për një vizitë shtetërore e takim me të në Shtëpinë e Bardhë. Të shtunën, presidenti foli përmes videos me anëtarët të të gjitha degëve të ushtrisë amerikane të vendosur në bazat e Katarit, Rumanisë, Bahreinit dhe Shteteve të Bashkuara.
“Si komandanti juaj i përgjithshëm, doja të përfitoja nga ky rast për t’ju thënë faleminderit, faleminderit, faleminderit,” u tha ai pjesëtarëve të ushtrisë.
“Ne ju jemi mirënjohës për guximin, sakrificën tuaj dhe të familjes suaj,” shtoi ai. Ndërsa pandemia e koronavirusit intensifikohet sërish, për shkak të variantit shumë ngjitës Omicron, presidenti dhe bashkëshortja e tij u përpoqën me daljet dhe deklaratat e tyre publike të ofronin një ndjenjë uniteti dhe normaliteti në një sezon që është i vështirë për shumë njerëz. Në një deklaratë për Krishtlindjen, ata ngritën lart “guximin, karakterin, qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë” e popullit amerikan përballë pandemisë dhe shprehën shpresën që vendi të gjente “dritën në errësirën” e një sezoni të vështirë.
Top Channel