Rusia kryen manovra luftarake në kufi/ NATO dhe SHBA kërcënojnë Rusinë me sanksione nëse sulmon Ukrainën

26/12/2021 01:40

Ministria ruse e mbrojtjes publikonte sot pamje të manovrave në Voronezh pranë kufirit perëndimor që quante “demonstrim i luftimit modern të personelit ushtarak”.

Zyrtarët ruse thanë se 10,000 trupa merrnin pjesë në monavrat një-mujore pranë Ukrainës, mes akuzave të Perëndimit se Moska kërkon të sulmojnë ish fqinjin sovjetik.

Ata shtonin se trupat po ktheheshin në bazat e tyre të përhershme ndërsa njësi të veçanta do të jenë në gatishmëri për festat e vitit të ri. Perëndimi akuzon Rusinë se ka akumuluar më shumë se 100,000 trupa pranë Ukrainës, për një ofensivë të mundshme në dimër, por Moska i quan pretendimet ‘gjepura’.

Rusia ndërkohë i ka bërë Perëndimit disa kërkesa sigurie, duke thënë se NATO nuk duhet të shtojë anëtarë të rinj në Lindje të Evropës, sidomos ish-republika sovjetike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA