15/11 11:02
Një gjykatë në Moskë sot ka gjobitur gjigantin global të teknologjisë Google me pothuajse 100 milionë dollarë për mos fshirjen e informacioneve të ndaluara në Rusi.
Sipas gjykatës së qytetit Tagansky, 16 raporte janë paraqitur kundër Google-s për dështimin sistematik të fshirjes së informacioneve të ndaluara në vend.
Për herë të parë, dënimi u shqiptua në bazë të qarkullimit. Sipas Google-s, qarkullimi i zyrës së saj përfaqësuese ruse në vitin 2020 tejkaloi 85 miliardë rubla (mbi 1.15 miliardë dollarë).
Top Channel