Rrëshqet dheu në Kinshasa/ Shkak janë bërë shirat tropikalë dhe ndërtimet pa kriter

26/12/2021 01:58

Prej nëntorit 2019, shirat tropikalë shkaktojnë rrëshqitje dheu dhe përmbytje te renda në Kinshasa, kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos.

Edhe dy vjet më vonë banorët e zonës më të prekur Mont-Ngafula i tremben rikthimit të shirave teksa shikojnë zgjerimin e erozionit që përpin gjithçka gjen në rrugën e tij. Zhvillimi besohet se është pasojë e ndërtimeve të pakontrolluara urbane ne kryeqytet, ku shtëpitë vijojnë të shemben në çarjet e hapura.

Kryeqyteti Kinshasa, me fluksin e madh të popullatës dhe planifikimin e dobët urban, ka ekspozuar shumë njerëz ndaj pasojave të reshjeve ekstreme. Miliona njerëz kanë ardhur në qytet vitet e fundit, por numri i tyre i saktë nuk dihet prej mungesës së një censusi prej 30 vjetësh.

Disa llogaritje thonë se qyteti është të paktën 12 milionë, duke u dyfishuar në dy dekada me ndërtime pa planifikim. Në nëntor 2019, të paktën 40 njerëz vdiqën në rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat, dhe dy vjet më vonë ekspertët thonë se problemet mbeten të njëjta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA