Reshjet aktivizojnë prurjet e përrenjve malorë, shkaktojnë probleme në Gjirokastër
26/12/2021 16:06
Rreshjet e dendura të dy ditëve të fundit kanë aktivizuar prurjet e përrenjve malorë në disa pika kritike përreth Gjirokastrës.
Përroi i Sopotit që rreth 10 ditë më parë bllokoi qarkullimin drejt një lagjeje me 80 shtëpi vërshoi sërisht mbi rrugë me prurje të shumta inerte.
Aktualisht aksi është i kalueshëm vetëm për mjetet e larta ndërsa reshjet po vazhdojnë.
Ujërat dhe aluvionet po krijojnë vështirësi për qarkullimin drejt Golemit dhe Zhulatit ndërsa edhe niveli i lumenjve Drino dhe Vjosë është afër nivelit maksimal.
Top Channel