Këto janë pamjet e publikuara nga Roja Bregdetare greke mbrëmjen e së shtunës, të barkës në të cilën trafikantët e qenieve njerezore kishin futur të paktën 80 emigrantë për t’i transportuar nga brigjet turke drejt atyre të Italisë.

Por bashke me të në fund të detit u mbyten edhe ëndrrat e dhjetëra njerëzve për një jetë më të mirë në Europë pikërisht natën e Krishtlindjeve 5 milje në veriperëndim të ishullit grek te Parosit ,tragjedia e fundit në të cilën gjetën vdekjen 16 emigrantë,12 burra, tre gra dhe një foshnje, ndërsa janë shpëtuar të paktën 63 të tjerë.

Në 24 dhjetor një varkë me vela u mbyt në një ishull shkëmbor pranë Antikytheras. Humbën jetën 11 persona, ndersa u shpëtuan 90 të tjerë, 52 burra, 11 gra dhe 27 fëmijë.

Në të njëjtën ditë një varkë e dytë me vela është përplasur në zonën bregdetare në Gerolimenas të Gythios në jug të Peloponezit . Autoritetet kanë arrestuar tre shtetas turq për trafikimin e emigrantëve që ndodheshin në këtë barkë,54 prej të cilëve fëmijë nga 5-18 vjeç.

Ndërsa edhe në 23 dhjetor një barkë është mbytur në zonën detare të Folegandros me pasojë 3 persona të vdekur dhe 12 të shpëtuar, ndërsa 30-50 emigrantë që kishin hipur në të konsiderohen të humbur.

Sipas autoriteteve greke ne te kater rastet e tre diteve te fundit ne detin Egje kane humbur jetën te paktën 30 emigrante, janë shpëtuar 258 , ndërsa dhjetëra të tjerë konsiderohen te humbur.

Në një reagim të fundit Ministri i Emigracionit Notis Mitarakis i ka bërë thirrje Ankarasë të përmirësojë përpjekjet e saj për të shmangur trafikimin e qënieve njerëzore nga brigjet turke.

Duke kërkuar rrugë të reja në ujërat e Egjeut midis Peloponezit dhe Kretës, vetëm brenda këtij viti mbi 11000 emigrantë janë çuar nga trafikantët prej brigjeve turke drejt Italisë, ndërkohë që rreth 1400 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë konsiderohen të humbur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA