Për herë të fundit u pa duke peshkuar buzë Drinit, familjarët denoncojnë zhdukjen e 50-vjeçarit në Dibër
26/12/2021 21:36
Një 50-vjeçar raportohet të ketë humbur këtë pasdite në Dibër.
Kanë qenë familjarët që kanë denoncuar zhdukjen e shtetasit me iniciale T.Xh., pasi ai nuk është kthyer në banesë.
Nga deklarimet paraprake të disa prej banorëve, rezulton se e kanë parë shtetasin T. Xh., në vendin e quajtur ‘Rrethas’, buzë lumit Drini i Zi, dyshohet duke peshkuar dhe më pas nuk kanë parë më.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe forcat ‘Shqiponja’, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Aktualisht kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe do të rifillojnë përsëri në orët e para të mëngjesit, njofton policia.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel