“Papa vdiq”, spikerja njofton live gjatë transmetimit të Krishtlindjeve

26/12/2021 13:40

Një spikere e ITV News njoftoi gabimisht vdekjen e Papës gjatë mbulimit të drejtpërdrejtë të Ditës së Krishtlindjeve, dhe lajmi u bë viral në internet.

Gazetarja dhe prezantuesja Kylie Pentelow ishte duke raportuar mbi zhvillimet në qytetin e Vatikanit në këtë ditë të rëndësishme, e po shpjegonte sesi lideri i Kishës Katolike praktikisht i ishte lutur sipas saj, liderëve botërorë t`i bënin vaksinat të aksesueshme “për ata që kanë më shumë nevojë”.

“Fjalimi festiv i Papës u fokusua në lutjet e tij që pandemia të marrë fund. Ai tha se vaksinat duhet të vihen në dispozicion të njerëzve më të rrezikuar. U njoftua për vdekjen e tij…”, u shpreh spikerja që e kuptoi shpejt gabimin dhe kërkoi ndjesë.

Shikuesit megjithatë u hutuan dhe Twiteri u bombardua me mesazhe të tipit: “A nuk jam unë në rregull, apo lajmet e ITV thanë diçka për ‘vdekjen e tij’ kur flitej për Papën”.

Mes rasteve në rritje të koronavirusit në Itali, vetëm disa mijëra vetë dolën në sheshin e Shën Pjetrit për të urimin e përvitshëm të Papës, ‘Urbi et Orbi’, ndërkohë që në një rast të tilla, ky shesh zakonisht mbushet plot me dhjetëra mijëra besimtarë.

Top Channel