Një i vdekur dhe 12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

26/12/2021 15:20

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi më 26 dhjetor se janë regjistruar 12 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja rezultuan pas testimit të 2.430 mostrave.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes nga COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 349.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake autoritetet kanë administruar 768 doza të vaksinave kundër koronavirusit.

Që nga muaji mars, kur nisi fushata e imunizimit e deri më 26 dhjetor, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 780.228 qytetarë.

Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë qytetarët nga mosha 12-vjeçare dhe mund të marrin vaksinën e AstraZenecas apo të Pfizerit.

Ndërkaq, që prej fillimit të dhjetorit, personat mbi 18 vjeç mund të marrin edhe dozat përforcuese dhe ato të treta të vaksinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA