Lëshohet teleskopi më i fuqishëm në histori: Do kërkojë “alienët” dhe mistere te tjera!

26/12/2021 13:24

Teleskopi më i fuqishëm dhe më i shtrenjtë në histori, James Webb u lëshua në hapësirë me një mision shpresëdhënës. Ekspertët besojnë se pajisja 10 miliardë dollarëshe do të ndihmojë të hidhet dritë mbi origjinën e universit.

Lëshimi i tij paraqet fillimin e epokës së re të hulumtimeve astronomike. Teleskopi që do të përdorë edhe drita infra të kuqe, tashmë do të jetë laboratori më i rëndësishëm shkencor i dekadës së ardhshme, njoftoi NASA.

Teleskopi u lëshua nga pjesa e ngarkesës së raketës, Ariana 5, në portin hapësinor Kourou, në Guajanën Franceze. Muajt në vazhdim ai do të qarkullojë deri tek orbita e vet solare në largësi prej rreth 1,6 milionë kilometra nga Toka.

Qarkullimi i tij rreth Diellit do të përshtatet vazhdimisht me Tokën, në mënyrë që teleskopi dhe Toka të jenë në të njëjtën lëvizje njëkohësisht. Ai mban emrin e shkencëtarit përgjegjës për zhvillimin e NASA-s gjatë viteve të ‘60-ta. Webb është rreth 100 herë më i ndjëshëm sesa teleskopi Hubble, paraardhësi i tij, dhe pritet të transformojë kuptimin shkencor lidhur me hapësirën.

Top Channel