Humb gruaja, u hodh në greminë? Malësi e Madhe, 48-vjeçarja iku nga shtëpia, pranë greminës gjetën telefonin e saj

26/12/2021 00:59

Një 48-vjeçare ka humbur në Malësinë e Madhe dhe dyshohet se ajo ka ndërruar jetë pasi është hedhur në një greminë.

Ka qenë fillimisht bashkëshorti i saj që ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, pasi bashkëshortja e tij, ishte larguar nga banesa në orët e para të paradites së datës 24 dhjetor dhe nuk është kthyer më.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Shkodrës, kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj.

Pas kontrollit në territorin e fshatit Meshqerraj në afërsi të një shpellë janë gjetur telefoni i saj dhe një fletore. Dyshohet se kjo shtetase të jetë vetëhedhur në këtë grykë dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën.

Për shkak të territorit shumë të vështirë nuk u bë e mundur gjetja e saj dhe kërkimet janë ndërprerë, pasi pritet që në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë të mbërrijë forcat e RENEAS dhe FNSH-së me mjete të specializuara për të bërë të mundur gjetjen e trupit të 48 vjeçares.
Nuk dihet cili është shkaku që ka shtyrë këtë grua të kryejë këtë veprim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA