Holandë, Krishtlindje në karantinë: Urojmë të jetë më mirë vitin tjetër”!

26/12/2021 13:40

Holandezët i festuan Krishtlindjet nën hijen e izolimit dhe masave të ashpra të vendosura nga qeveria me shpresën që në këtë mënyrë, të arrijë të frenohet numri në rritje i infektimeve me Covid 19 në mbarë vendin.

Masat përfshijnë dhe një karantinë të fortë, me të gjitha dyqanet jo të domosdoshme të mbyllura deri në 14 janar. Në rrugët e boshatisura të Hagës, kalimtarët e paktë thonë se nuk u ka mbetur gjë tjetër, vecse të shpresojnë që vitin e ardhshëm, “ do të jetë më mirë”.

‘Është e trishtë sepse me rregullat e reja nuk takohemi dot me familjen më shumë se maksimumi 4 vetë. Të shpresojmë që vitin tjetër nuk do të ketë më as karantinë, e as pandemi e në këtë mënyrë, do të arrijmë t`i festojmë Krishtlindjet me të gjithë.

Festa e Krishtlindjeve ka kuptim kur takohesh me familjen, me miqtë, por këto ditë një gjë e tillë është e pamundur. Thjesht dalim për një shëtitje, i përshendesim njerëzit nga larg. Shumë qetësi. Vite të tjera ka qenë shumë bukur. ‘

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA