Kryeministri Edi Rama shquhet për përcjellje mesazhesh përmes simbolikave të ndryshme.

Këtë e ka bërë edhe këtë fund-viti përmes mënyrës së zgjedhur në dizenjimin e kartolinës që ka nisur të dërgojë. Këto janë fotot e kartolinës të cilat i sjell Top Channel.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu thotë se “urimi është i thjeshtë e me pak fjalë”.

Shkruar me shkrimin e dorës së Edi Ramës, kryeministri përcjell mesazhin në shqip dhe anglisht “Gëzuar Vitin e Ri”.

Në pjesën e përparme të kartolinës është stampuar një foto e shkrepur gjatë natës në kompleksin e ri të banesave në Thumanë.

Ndërsa pjesa e pasme e kartolinës ka po të njëjtën tematikë. Rindërtimin. Në formën e një pazëlli Edi Rama ka përzgjedhur një mori me foto nga zona të ndryshme të Shqipëri ku rindërtimi ka përfunduar apo është drejt fundit.

Vetë kryeministri në shumë deklarime të mëparshme ka deklaruar se në pranverën e 2022 nuk do të ketë më asnjë gjurmë nga tërmeti dy viteve më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA