Një shqiptar 29 vjeç i dënuar disa herë për vjedhje është gjetur i vdekur në qelinë e një burgu francez.

Top Channel duke iu referuar medias franceze raporton se Refik Mata mbrëmjen e 17 Dhjetorit u gjet i vdekur në burgun e Nices.

Për këtë ngjarje është hapur një hetim penal në gjetjen e shkakut të vdekjes.

Sipas prokurorëve francez deri më tani dyshohet për një vetëvrasje.

Me Julie Boano, avokat i Refik Matës ka shprehur dyshime për shkakun e vdekjes dhe e ka quajtur hetimin si një lëmsh të vërtetë.

“Për gjashtë muaj me radhë unë kam raportuar se klienti im ishte në një gjendje aspak të mirë. Në 7 tetor patëm një debat pak përpara dhënies nga gjykata të masës së dënimit. Kur klienti im erdhi në gjykatë e kishte fytyrën të ënjtur e me shenja. Prokurorët më siguruan se do të nisnin një hetim por nuk më sollën asnjë përgjigje” ka deklaruar avokati Me Julie Boano.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA