Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tale të Lezhës ku 2 persona kanë humbur jetën.
Kristian Magjuni ka humbur kontrollin e mjetit tip Peugot duke u përplasur me murin rrethues të një shtëpie. Përplasja ka qenë fatale, ku pjesa e xhamit të përparmë është bërë copash bashkë me anën e majtë të makinës.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur Kristian Margjoni 24 vjeç drejtuesi i mjetit si dhe Atjola Ademi 16 vjeçe e cila ishte e fejuara e vëllait të Magjuni.
2 viktimat ishin nisur në drejtim të Tales ku jetonte Kristian Magjuni. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit por paraprakisht dyshohet se mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara si dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks rrugor.
Top Channel