Deti Azov: Ukraina nis anijen që “shpërthen” luftën me Rusinë!

26/12/2021 14:40

Kur anija kryesore e marinës ukrainase ishte mjaftueshëm pranë bregut afër bregut të Rusisë sa për t`u transmetuar nga kanalet televizive shtetërore të vendit, kapiteni Oleksandr Hryhorevskyi nuk e kuptoi fillimisht bujën për mjetin e tij të vjetëruar e të ndryshkur!

Shfaqja e anijes së tij më shumë se 50-vjeçare – e quajtur “ Donbas” , ashtu si rajoni lindor i vendit i bllokuar në një konflikt tetë-vjeçar mes separatistët pro-rusë, dominoi transmetimet në televizionet ruse.

Me rreth 100,000 trupa ruse të grumbulluara në kufirin e Ukrainës, tashmë duket se pritet vetëm shkëndija për fillimin e përplasjes së madhe, e nuk është cudi që ajo të vijë nga fërkimet në Detin Azov, thotë Washington Post.

Agjencia kryesore e brendshme e inteligjencës ruse, FSB, e akuzoi Donbasin se po lundronte drejt ngushticës së Kerçit, rruga ujore midis Rusisë kontinentale dhe Krimesë së aneksuar, ndërkohë që nuk kishte paraqitur lejekalimi. FSB tha se Donbas injoroi udhëzimet për të korrigjuar kursin – dhe ky veprim u etiketua shpejt si “provokim”. Margarita Simonyan, kryeredaktore e kanalit televiziv RT të financuar nga qeveria, shkroi në Twitter:

“Filloi lufta? Mos na zhgënjeni tani”! Zhurme e luftës u zbeh kur Donbasi u kthye pa mbërritur ngushticën e Kerçit. Incidenti megjithatë, bëri që të ndizej frika e konfliktit teksa deti Azov mbetet një prej vendeve ku rreziku për fillimin e luftës, është shumë i madh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA