Një 38-vjeçar i identifikuar me inicialet B. P., banues në Dibër është proceduar penalisht pasi u kap me 2 kuti me lëndë plasëse piroteknike.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin që drejtohej nga 38-vjeçari dhe janë gjetur 2 kuti me 180 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës u procedua penalisht në gjendje të lirë, poseduesi i tyre, shtetasi B. P., 38 vjeç, banues në Dibër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë personat që të mos tregtojnë lëndë piroteknike, pasi do të përballen me ligjin, dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të mënjëhereshëm e të paanshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA