“Trump është një mashtrues”/ Mbështetësit e pavaksinuar të ish-presidentit protestojnë jashtë ‘Trump Tower’

25/12/2021 16:39

Nuk kanë fund mospajtimet e ish-fansave të tij për Donald Trump. Që nga dita kur u vaksinua me dozën e tretë përforcuese, “përbindëshi” që edukoi gjatë gjithë këtyre viteve u kthye kundër tij.

Këtë herë fansat e tij të tërbuar u mblodhën jashtë Trump Grill në restorantin Trump Tower në Nju Jork për të festuar Krishtlindjet me pjesën tjetër që kishin shkuar në restorant për darkë, por u ndaluan të hynin pasi nuk ishin të vaksinuar.

Mund të bëni njëqind rezervime dhe përfundimisht të mos jeni në gjendje të hani për sigurinë apo turmat. Nuk është një e drejtë kushtetuese për ata që kanë bërë rezervime që do t’u shërbehet. Ligji thotë se në hapësirë ​​të mbyllur mund të futesh vetëm me certifikatë vaksinimi. Kushtetuta nuk ka asnjë lidhje me të”, thërrisnin ata.

Top Channel