Tiranë/ 35-vjeçari humb jetën, ra nga lartësia e pallatit ku punonte
25/12/2021 11:39
Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në afërsi të ish-sheshit Shqiponja, në Tiranë.
Policia njofton se një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e pallatit ku punonte.
“Më datë 25.12.2021, rreth orës 10:55, në afërsi te sheshi “Shqiponja”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. H., 35 vjeç”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel