Thumanë, 278 familje në shtëpi të re/ Kryeministri u dorëzoi çelësat e shtëpive familjeve të dëmtuara nga tërmeti

25/12/2021 01:57

Familjet e Thumanës që u dëmtuan nga tërmeti i dy viteve më parë të premten u bënë me shtëpi të re. Lagjia e re e ringritur mbi gërmadha, do të strehojë 278 familje.

Kryeministri Rama ishte sot në Thumanë, ku në një atmosferë festive familjeve përfituese iu dorëzuan çelsat e banesave të reja.

“Në rradhë të parë, më lejoni që të falënderoj me mirënjohje arqipeshkvin e sapodërguar nga Ati i Shenjtë, për të sjellë fjalën e Zotit mes besimtarëve, këtu në vendin tonë, e posaçërisht dua që t’i them se uroj që bekimi që ai i bëri atij ulliri, i cili është mbjellë lart në platformën e depos së vjetër të dikurshme të ujit, të jetë një bekim për jetë, për të gjithë banorët që sot pjesë-pjesë, fillojnë të kthehen në shtëpi, në një Thumanë që ishte krateri i zymtë i një tërmeti shkatërrimtar, ku këtu bëri numrin më të madh të viktimave, e që sot është shëmbëlltyrë e një rilindjeje në kuptimin e plotë të fjalës”- tha kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA