Surprizat sot në Artkand/ Dalin në shitje vepra cilësore të piktorëve të ndryshëm

25/12/2021 21:00

Programi Artkand në këtë edicion të veçantë Krishtlindjesh zgjodhi të fillojë me një poezi të Mimoza Ahmetit që përkon edhe me ditëlindjen e autores.

Autori Vilson Kilica çeli ankandin e sotëm, nëpërmjet veprës Zadrimorja, e viti 1983, vaj. Me çmimin fillestar 6000 euro. Një vepër që menjëherë ngjalli interesin e publikut.

Viktorua Regalis e autores Najada Hamza, lulja e që simbolizon ciklin e jetës, nëpërmjet një teknike të përzier dhe çmimit fillestar 5000 euro ishte vepra e dytë e ankandit.

Rezina është shtresa finale që hidhet mbi vepër për të ngurtësuar e vlerësuar atë pjesë të bimës( farën), pra riprodhimin.

Nënë Tereza e Ilirian Shimës, autorit që ka ngritur monumentin e Homerit në varrin e tij në ishullin IOS, u prezantua nëpërmjet çmimi 6000 euro.

Nënë Tereza është frymë. Ajo i ka kaluar dimensionet njerëzore. Autori pikërisht këtë kërkon të përçojë  duke mos u marrë me detajet dhe fizionominë e saj.

Ky krijim nuk ka asnjë detaj të sajën përveç duarve, por nga ana tjetër jepet me aq realizëm figura e saj saqë po ta rëndojë me vogëlsira do të ikte nga karakter i saj hyjnor.

Peizazhi i Aristotel Papës që e përfaqëson atë 360 gradë, një vepër e viteve 60, vjen nëpërmjet çmimit 4000 euro.  Dhe në fund fruriera antike, Mimoza Ahmetit, pjesë e ekspozitës së saj të fundit, u soll me çmimin 800 euro.

Artkand ju uron Gëzuar Festat dhe ju le takimin e radhës më 8 janar.

Top Channel