Shpëtojnë emigrantët në Greqi/ 91 emigrantë u shpëtuan mes tyre 27 fëmijë, 11 u mbytën

25/12/2021 02:22

Roja bregdetare e Greqisë publikoi sot pamjet e operacionit të shpëtimit të dhjetëra emigrantëve barka e tyre ngeci në një ishulli në Egje.

Numri i viktimave të fundosjes së barkës arriti të premten në 11, teksa u shpëtuan rreth 90 të tjerë mes të cilëve dhe fëmijë. Barka me emigrantë kishte arritur në ishullin grek Antikithera mbrëmjen e të enjtes dhe deri tani janë rikuperuar 11 trupa, tha roja bregdetare për AFP.

Të shpëtuarit përfshinin 27 fëmijë, 11 gra e 52 burra . “Operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon dhe nuk është e qartë sesa emigrantë ishin në barkë para se të fundosej”, tha një zyrtar.

Katastrofa vjen vetëm një ditë kur një gomone me emigrantë u përmbys në brigjet e ishullit Folegandros, duke vrarë të paktën tre njerëz, ndërsa dhjetëra ishin të humbur.

Agjencia e refugjatëve e OKB tha se aksidenti në Folegandros është më i rëndi për këtë vit në detin Egje. Agjencia llogarit se më shumë se 2,500 njerëz kanë vdekur ose humbur në det duke tentuar të arrijnë Evropën nga janari deri në nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA