Omikron, anulon fluturimet/ kompanitë e mëdha amerikanë anulojnë fluturimet e prentorimit të festave

25/12/2021 21:40

Disa kompani amerikane fluturimesh u detyruan të anulojnë udhëtimet tradicionale të Krishtlindjes, në një prej ditëve me trafikun me të dendur ajror, si pasojë e mungesës së personelit të prekur nga varianti Omicron.

Kancelimet e fluturimeve përfshinë kompanitë Delta Air Lines dhe  United Airlines. CNN thotë se kompania Delta anuloi 268 udhëtime ndërsa United 196.

Kaosi udhëtimeve në aeroportet amerikane nuk mbaron me kaq. Gjatë natës së Krishtlindjes kompania tjetër  JetBlue Airways u bë kompania e tretë e cila anuloi më se 100 udhëtime të planifikuara gjatë ditës të 25 Dhjetorit.

Situata kaotike thekson CNN për mijëra pasagjerë do të vijojë edhe në ditët në vijim. Përmes një njoftimi, kompania Delta deklaroi se do të kancellojë më shumë se 150 fluturime ditore këtë të shtunë dhe të diele.

 

Top Channel