Omicron po ngjall frikë në mbarë botën e po detyron disa vende të anulojnë kremtimet masive të festave të fundvitit.
Varianti i ri i koronavirusit i çrregulloi parashikimet e shkencëtarëve për një dimër më të qetë. Omicroni që po përhapet me shpejtësi të madhe tani është përgjegjës për 73 për qind të rasteve në SHBA, një normë të cilën mjeku, Anthony Fauci e quajti “të paprecedentë”.
Megjithatë, sipas disa studiuesve amerikanë edhe kjo e keqe e re, duket se ka anën e vet të mirë: ata mendojnë se Omicroni në fakt mund të përshpejtojë kalimin e virusit nga pandemik në endemik. “ Ky variant mund të shpejtojë fundin e pandemisë.
Ndonjëherë një zjarr mund të përhapet shumë shpejt, e me të njëjtin ritëm edhe të shuhet”, thotë Dr. David Ho, virolog me famë botërore dhe profesor i Universitetit të Kolumbisë.
Omicron është shumë ngjitës, por sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Agjencia Britanike e Shëndetit Publik personat e infektuar prej tij, kanë rreth 50% deri 70% më pak gjasa të përfundojnë në spital sesa ata të prekur nga varianti Delta.
Top Channel