Pas dy viteve të vështira sidomos për shtresat në nevojë mbi 12 mijë familje në qarkun e Elbasanit duke përfshirë të gjithë listën e personave që trajtohen me ndihmë ekonomike nga bashkitë do të përfitojnë ndihma ushqimore që ofrohen nga vullnetarët.

Janë 12 mijë familje që do mbështeten me moton “Vit i Ri, shpresë e re. Organizata synon që këtë projekt ta bëjë traditë të përvitshme duke e zgjeruar më tej numrin e familjeve përfituese.

 “Ne po përpiqemi të ndihmojmë më shumë se 10 mijë familje, me rastin e Vitit të Ri. Shpresojmë që në dy javë ne t’u shpërndajmë pakot familjeve të varfra sipas listës që na kanë vënë në dispozicion bashkitë. Janë përfshitë të gjithë, pa dallime feje, kombësie, apo orientimi. Ne mbështesim këdo sipas listës së personave që trajtohen me ndihmë ekonomike, lista të cilat na i japin bashkitë. “Mirësi për botën” përfshin të gjithë njerëzit. Ne kemi synim që në dy vitet e ardhshme të kemi mundësi të ndihmojmë çdo person në nevojë në të gjithë Shqipërinë”, tha  Mohummed Sayed nga “Mercy to Humanity”.

Të parët që u ndihmuan janë më të varfrit e Elbasanit për të vijuar më tej në të 6 bashkitë e tjera të qarkut me shpresën e një ndihme sado të vogël në prag të vitit të ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA