Mbretëresha në rrezik?/ Një 19-vjeçar i armatosur hyn në kështjellën Windsor

25/12/2021 19:04

Një burrë i armatosur është arrestuar në territorin e Kështjellës Windsor ditën e Krishtlindjes.

Sipas policisë 19-vjeçari nga Southampton, u kap ndërsa tentoi të hynte në ambientet e kështjellës rreth orës 08:30.

“Hetimet vijojnë pas këtij incidenti dhe ne po punojmë me kolegë nga policia Metropolitane”, sipas policisë.

“Ne nuk besojmë se ka një rrezik më të gjerë për publikun.”

Top Channel