Mbretëresha Elizabeta II ka dhënë mesazhin e saj më emocionues në këtë Krishtlindje duke kujtuar bashkëshortin e saj të ndjerë. Videomesazhi i Mbretëreshës nisi me një homazh për Princin Philip, ku i bëri nderimet e saj më të ndjera dhe emocionuese në publik për bashkëshortin që jetuan së bashku për 73 vite.
Edhe pse gjithmonë e kujdesshme për të mbajtur familjen dhe jetën e saj private, këtë vit, Mbretëresha Elizabeta ka publikuar disa fotografi të saj me bashkëshortin.
“Megjithëse është një kohë e madhe lumturie dhe gëzimi për shumë njerëz, Krishtlindjet mund të jenë të vështira për ata që kanë humbur të dashurit. Këtë vit, veçanërisht, e kuptoj pse”, tha Mbretëresha.
This Christmas will be different to what so many of us had planned. From those who are alone or having to isolate away from loved ones, to the incredible people supporting our NHS and caring for those most in need – we are thinking of you. W & C
— The Duke and Duchess of Cambridge (@KensingtonRoyal) December 25, 2021
Teksa uroi paqe dhe dashuri, Mbretëresha foli edhe për sfidën e vështirë të pandemisë që po kalon e gjithë bota dhe se forcën duhet ta gjejmë tek njerëzit e dashur dhe buzëqeshja e tyre.
“Prania e COVID do të thotë që ne nuk mund të festojmë ende ashtu siç mund të kemi dëshiruar, por ne mund të shijojmë ende traditat e shumta të lumtura. Ju uroj të gjithëve një Krishtlindje të lumtur’, tha ajo.
Top Channel