Besimtarët e krishterë në mbarë vendin kremtojnë sot lindjen e Krishtit. Edhe në Durrës është mbajtur mesha e lindjes së Krishtlindjes, e cila u shërbye në kishën ortodokse të shën Astit dhe shën Pavlit në qytetin bregdetar, si dhe në kishën katolike të Shënd Domenikut.

Mesha janë mbajtur në të gjitha kishat e Durrësit.

Në meshat e mbajtura për lindjen e Krishtit merrnin pjesë besimtarë të të gjitha moshave, pasi në këto ditë të vështira prej pandemisë Covid-19, të gjithë kanë nevojë për t’u ndjerë të përmbushur shpirtërisht dhe për të qenë sa më pranë zotit të tyre në këtë ditë të shënuar për kalendarin e besimit të krishterë. Ky është viti i dytë që besimtarët festojnë të kufizuar për shkak të pandemisë së Covid-19.

Dita e sotme i ka gjetur në sheshin kryesor të Durrësit edhe besimtarët e kishave ungjillore të qytetit që po adhurojnë në shesh Zotin, duke tërhequr dhe mjaft qytetarë në festën në sheshin ”Liria”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA