Festimet për Krishtlindjen në Shkodër nisën me meshën e shenjtë të vigjiljes në katedralen e “Shen Shtjefnit”, aty ku qindra besimtarë morën pjesë dhe uruan njëri – tjetrin për këtë moment të veçantë për mbarë botën e krishterë.
Arqipeshkvi Imzot Angelo Massafra në mesazhin e tij bëri apel që të rregullojmë marrëdhëniet tona në shoqëri, në familje e kudo, duke bërë secili punën e vet pa u ankuar.
Massafra: Në këtë natë është festa për të gjithë, për të mirë dhe për të drejtë, dhe për mëkatarët e hajdutët sepse kanë mundësinë që nëse pastrojnë veshin, adresën e shpirtit, trurit, që dëgjojnë e kuptojnë se kanë gabuar,edhe për ata është koha për kthim dhe Zoti na pret të gjithëve për të na përqafuar.
Të dashur vëllezër e motra, pa Zotin nuk mund të jetojmë, pa Krishtin nuk mund të jetojmë. Pa Zotin, pa Krishtin dhe pa fenë e vërtetë, vetëm shkatërrime ndodhin. Jezusi u bë njeri për ne pa mohuar hyjninë e vet. U bë njeri për ne, u përul.
Sa herë në jetën tonë të përditshme, arroganca dhe dhuna krijon probleme. Duhet të jemi më të butë, të jemi më të mirë dhe më të urtë, të jetojmë në këtë botë por shpirtërisht të plotë me vepra të mira. Nëse këtë mbrëmje do të pranojmë këtë mësim që vetëm Perëndia na ndihmon të përmirësojmë marrëdhëniet tona duke bërë secili punën e vet pa u ankuar.
Të gjithë, fetarë ose jo do t’i japin llogari Zotit.
Top Channel