Edhe këto Krishtlindje në Betlehem ishin të kufizuara si  pasojë e Covid19.

Megjithatë në kryeqytetin biblik u rikthye parakalimi i bandës festive në rrugë, duke i rënë daulleve, e valëvitur flamuj në sheshin Manger. Mesha e mesnatës u mbajt në kishën e  Nativity, pranë vendlindjes së Krishtit.

Kryebashkiaku Bethlehemit Anton Salman, tha se ishte optimist që festimet e Krishtlindjes do të jenë më të mira se sa ato të vitit të shkuar nga qytetarëve iu desh të kremtonin vetëm në shtëpi si pasojë e lockdown.

“Vitin e shkuar festimet ishin virtuale, por këtë vit do të jenë ballë për ballë me një pjesëmarrje popullore” deklaroi  Anton Salman. Megjithëse të pakët në numër katolikët palestinez morën pjesë në meshën e Krishtlindjeve.

Edhe në Irak një vend me probleme të thella, u kremtua Krishtlindja. Në Taivan Festivali i dritave të Krishtlindjes dhuroi spektakël.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA