Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për vepra të ndryshme penale.
Një 35-vjeçar i identifikuar me inicialet D.H., banues në fshatin Gramsh, Lushnje u arrestua pasi gjatë kontrollit të banesës së tij u gjet një traktor tip “Masssey Ferguson”, i cili dyshohet se është vjedhur në Itali dhe trafikuar në Shqipëri nga 32-vjeçari E. N. Ky i fundit është shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:
F. M., 27 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 29.07.2021 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.
T. Ç., 52 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Ballsh, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendim e datës 09.07.2020 e ka dënuar këtë shtetas me tre muaj burg për veprën penale penale “Mosdhënie e mjeteve për jetesë”.
Ndërsa shtetasit A. K., 52 vjeç dhe N. M., 55 vjeç, banues në Fier u arrestuan në flagrancë pasi u kapën duke drejtuar automjetet e tyre përkatësisht tip “Seat” dhe “Audi” në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel