Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur rreth një orë më parë në aksin Tiranë-Durrës.

Policia njofton se një makinë ka përplasur një motomjet dhe për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit është dëmtuar. Ai është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 12:50, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. M., ka goditur një motomjet me drejtues shtetasin A. M, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA