Pamje nga aksidenti i rëndë

Një aksident i rëndë mes dy makinash në rrugën që lidh Lagjen e Re me Lagjen e Vjetër në Bulqizë ka ndodhur këtë mbrëmje të shtune.

Pasagjerja 18-vjeçare që ndodhej në makinën tip “Ford” është plagosur rëndë.

Burime pranë spitalit të Bulqizës bëjnë me dije se e plagosura është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë policia e Bulqizës ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë këtë të shtunë, pasi  një makine tip “Smart” përplasi një 78-vjeçare në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë,ku dhe 78- vjeçarja është dërguar në spitalin e Traumës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA