Menaxheri i “Call Center”-it në Shkodër që mashtronte të huajt për investim në bursë, Klodian Memo ka rënë në prangat e policisë këtë të premte.

38-vjeçari ishte shpallur në kërkim me akuzën e mashtrimit kompjuterik në një ‘Call Center’ në Shkodër në nëntor të këtij viti.

Në operacionin e koduar ‘‘North Forex”, kanë rënë në pranga nëntë persona të cilët kishin krijuar një skemë mashtrimi kompjuterik nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme si Vicidial, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj.

Vijon operacioni policor i koduar ‘‘North Forex“, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike. Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim K. M., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 21.11.2021, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigursë ‘‘Arrest në burg“, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Më herët, në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë “C” për Hetimin e Krimit Kibernetik në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, janë vënë në pranga 9 persona të cilët kishin krijuar një skemë mashtrimi kompjuterik nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme si Vicidial, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA