Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi vendimet më të rëndësishme për vitin 2022.
Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri publik vendimet ku njoftoi se do hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e teatrit kombëtar
Më pas kryabashkiaku zbuloi projektet infrastrukturore ku synohet të hapen 100 terrene sportive në sheshet e pallateve dhe të ndërtohen fusha sportive
Bashkia e Tiranës do të marrë në pronësi pishinat e tiranës, do ndërtohet te liqeni artificial një pistë atletike. Fusha pas stadiumit air Albania do ndërtohet një parking nëntokësor ndërsa në sipërfaqe do të krijohet një hapësirë publike.
Në njësinë numër 1 një rruga me katër korsi dhe kryqëzimi do marrë emrin e katër dëshmorëve të policisë që kanë rënë në krye të detyrës, propozim ky që erdhi nga drejtori i përgjithshëm i policisë Gledis Nano.
Top Channel