Vdesin katër emigrantë në Greqi, 90 të tjerë arritën të dalin në breg

24/12/2021 13:18

Të paktën katër persona kanë vdekur pasi një varkë me dhjetëra emigrantë u fundos në veri-perëndim të ishullit të Kretës në Greqi, njoftoi roja bregdetare.

Rreth 90 persona të tjerë arritën të dilnin në breg, tha të premten një zëdhënës i rojës bregdetare për agjencinë e lajmeve DPA.

Roja bregdetare greke ka nisur një operacion shpëtimi për të shpëtuar jetët e emigrantëve.

Të mërkurën, tre emigrantë ishin mbytur kur një tjetër varkë u fundos në detin Egje pranë ishullit Folegandros.

Dhjetëra njerëz që ishin në bordin e asaj varke, ende nuk janë gjetur.

Aksidentet ndodhin teksa migrantët përpiqen të arrijnë në territorin e Greqisë ose Italisë, nga bregu turk i Egjeut.

Sipas autoriteteve rreth 11,000 njerëz kanë arritur në Itali gjatë muajve të fundit, derisa nuk ka shifra zyrtare se sa njerëz kanë vdekur./REL/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA