Rivlerësimi i banesave i cili ishte parashikuar të përfundonte në 31 dhjetor 2021 është shtyrë me katër muaj të tjerë dhe pritet të përfundojë në 30 prill 2022.

Qeveria ka publikuar vendimin në Fletoren Zyrtare.

Amnistia që ndërmori qeveria një vit më parë për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme duket se i ka dhënë frymëmarrje individëve e bizneseve. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, prej shkurtit të vitit 2020 kur edhe nisi procesi e deri në fund të majit të këtij viti kanë përftituar nga rivlerësimi 41 462 individë dhe biznese, që kanë bërë përafrimin e vlerës së pronës së tyre me atë të tregut duke paguar taksë vetëm 3%.

Sipas të dhënave muajt që kanë pasur numrin më të lartë të aplikimeve janë nga shtatori deri në dhjetor të vitit të kaluar, kur ishte planifikuar të përfundonte procesi, i cili u shty më pas nga qeveria deri në fund të 2021 si pasojë e pandemisë covid-19.

Qarku i Tiranës kryeson edhe listën me më shumë prona të rivlerësuara, ndjekur nga zonat bregdetare të Durrësit, Vlorës e Sarandës, teksa interes të lartë për të përfituar nga kjo nismë lehtësuese që ndihmon qytetarët e sipërmarrjet t’i rrisin vlerën pronës së tyre ka pasur dhe në qarkun e Shkodrës dhe Elbasanit.

Rivlerësimi veç lehtësisë që ofron për qytetarët, shihet edhe si një mënyrë për të grumbulluar të ardhura për arkën e shtetit. Sipas të dhënave të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës deri në fund të muajit maj, nga ky proces kanë hyrë në buxhet mbi 4.8 miliardë lekë apo rreth 39 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA