Mesditën e sotme, një gur disa tonësh ka rënë nga një lartësi e malit të Shëngjinit duke rënë në një shtëpi private të cilën e ka ndarë përmes. Rënia e gurit ka shkaktuar dëme të mëdha në banesë, por në momentin e rënies, fatmirësisht nuk ka patur familjarë brenda.
Në vendngjarje mbërritën forca policie si dhe emergjencat civile nga bashkia e Lezhës. Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu u shpreh se do të mundësohet një strehë për këtë familje dhe do të bëhet evakuimi i familjarëve të tjerë për të verifikuar zonën.
Në momentin e rrëshkitjes së gurit ka patur disa persona pranë ku tregojnë më tepër rreth ngjarjes.
Rrëshkitja e gurëve është kthyer një problem serioz në zonën e Shëngjinit dhe atë të Torovices duke sjellë rrezikshmëri të lartë cdo ditë për këta banorë.
Top Channel