Ky fëmijë i vogël vetëm 3 muajsh luan rolin e Krishtit mbret, të sapolindur.

Fshati i Hajmelit në Vau Dejes është kthyer në Betlehemin e para 2000 viteve. Maria dhe Jozefi po kujdesen për të birin e tyre, nën shoqërinë e barinjve dhe dijetarëve kurioze.

Artizanët dhe tregtarët vijojnë punën e tyre normalisht në fshatin e improvizuar që ruhet nga ushtarët e mbretit Herod.

Janë 300 besimtarë të famullise, të cilët aktrojnë dhe  kanë organizuar gjithcka vullnetarisht .

Dy vite me parë, Betlehemi i famullisë së Hajmelit  u vizitua nga mbi 3000 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA