Foto ilustruese

Një automjet tip BMW, në pronësi të Donald Mellungjës, ish futbollistit të Partizanit ka marrë flakë rreth orës 01:40 në një parkim në lagjen ‘Partizani’. Për pasojë, mori flakë dhe një automjet tjetër tip “Benz” që ishte i parkuar.

“Me datë 24.12.2021, rreth orës 01.40, në një parkim në lagjen ‘Partizani’, ka marrë flakë automjeti tip ‘BMW’, në pronësi të shtetasit D. M., dhe si pasoje ka marrë flakë dhe një automjet tjetër tip “Benz “, që ishin të parkuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, Tirana fitoi një derbi plot emocione por dhe të rëndësishëm për ecurinë e kampionatit. Bardheblutë fituan më shifrat 2 me 1 në një ndeshje që zgjati plot 102 minuta lojë.

Dhe goli i fitores u shënua në minutën e 100 nga Xhixha pas një aksioni që erdhi nga krahu i djathtë i sulmit të Tiranës. Ndërkohë sfida nisi me tension kur tifozët e Partizanit hodhën në fushë tymuese dhe ndeshja u ndërpre për disa minuta. Partizani arriti të barazojë sfidën vetëm në minutën e 80 pas një penalltie që u përsërit dy herë nga arbitri mes kundërshtive të shumta të lojtarëve të Tiranës.

Por bardheblutë nuk u dorëzuan dhe kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim erdhi goli i fitores.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA