Omicron errëson festat, pakësohen turistët në Betlehem gjatë Krishtlindjes

24/12/2021 15:40

Përgatitjet kishin nisur në qytetin palestinez të Betlehemit, ku Krishtlindjet e sivjetshme duhet të ishin një festë e madhe në qytetin palestinez të Betlehemit.

Ndryshe nga bllokimi i vitit të kaluar dhe mbyllja e Kishës së Lindjes së Krishtit për shkak të pandemisë, këtë vit turistët dhe pelegrinët pritej të riktheheshin dhe të ndihmonin ekonominë e qytetit.

Por mbërritja e variantit Omicron i COVID-19 ka shuar shpresat dhe duke lënë shumë dhoma të parezervuara në hotelet e qytetit.

Vetëm pak javë më parë, palestinezët e Betlehemit festuan ndezjen e dritave të pemës tradicionale të Krishtlindjes përpara Kishës së Lindjes së Krishtit.

Dyqanet dhe hotelet prisnin me padurim ardhjen e mijëra turistëve dhe pelegrinëve, ndryshe nga Krishtlindjet e vitit të kaluar, kur qyteti ishte i bllokuar për shkak të masave kufizuese kundër koronavirusit.

Tani, prej Omicronit po mbyllen 67 hotele e mbi 120 dyqane që shesin produkte antike orientale e restorante.

Zyrtarët vendas flasin për një një dëm të madh ekonomik në Betlehem, ku më shumë se gjysma e të ardhurave sigurohen pikërisht nga turizmi, e veçanërisht të krishterët që dynden nga e gjithë bota.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA