Debati që kishte nisur për një temë si bërja e dhuratave për njeri tjetrin për vitin e ri, degjeneroi sonte live në Big Brother mes Big Mamës dhe Antonelës.
E gjitha nisi kur Antonela i tha Big Mamës se e ka sharë serbisht.
Aty Big Mama shpërtheu në ofendime të rënda deri sa mori vendimin për ta lënë shtëpinë menjëherë.
Debati
Antonela: Jeni si ujqër, ju përballoj të gjithëve!
Iliri: Ti zë emrat e të gjithëve në gojë
Antonela: Unë nuk e kisha fare me Big Mamën, po diskutoja me Sarën, ti më ke sharë në serbisht, ke folur ulët.
Big Mama: Unë me dash të shaj, të shaj shqip, jo serbisht, mos fol se nuk kam të sharë serbisht, turp të vij se je më e ulët , je legene, pise , ti je 17 fytyreshe, je idiotja me e madhe, e degjenerume, të kap prej flokësh e çoj jashtë.
Antonela: Unë asnjëherë s’kam ofenduar.
Big Mama: Ti je intrigante pise, ti ëndërron të bëhesh si unë. Kjo do më çojë mua, pise femër . Unë dua të dal. Më nxirrni tani!
Pas këtij debati Arbana e thirri Big Mamën në dhomën e rrëfimit, por ajo nuk ndryshoi qëndrim, dhe në fund la shtëpinë e Big Brother.
Top Channel