![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/01/230509180118-file-donald-trump-221115_hd-800x450.jpg)
Të paktën 37 njerëz kanë vdekur në Bangladesh pasi një traget mori flakë natën e së premtes, ka njoftuar policia e këtij vendi, derisa pasagjerët e tmerruar u hodhën në det për t’i shpëtuar zjarrit.
Tragjedia ndodhi në një lumë rreth 250 kilometra në jug të kryeqytetit të Bangaldeshit, Dhaka. “Kemi gjetur 37 trupa. Numri i të vdekurve mund të rritet. Shumica vdiqën nga zjarri dhe disa u mbytën në lumë”, i tha AFP-së shefi i policisë lokale, Moinul Islam.
Zjarri sipas tij filloi në kabinën e motorit të tragetit. Pavarësisht së në traget ishe e lejuar të ishin 310 persona, në momentin e tragjedisë aty ishin të paktën 500 njerëz.
Shumica prej tyre po ktheheshin në shtëpi nga kryeqyteti. “Rreth 100 të lënduar nga djegiet janë dërguar në spitalet e Barisal”, tha Moinul Islam.
Në muajin gusht të këtij viti, 21 persona humbën jetën kur u përplasën një varkë e mbushur me pasagjerë dhe një anije mallrash e ngarkuar me rërë. Derisa në dy aksidente të tjera në muajit prill dhe maj u vdiqën 54 persona.
Gjatë vitit të kaluar rreth 100 persona vdiqën si pasojë e si aksidenteve të anijeve./REL
Top Channel