Lufta në prag, mercenarët rusë nisen drejt Ukrainës

24/12/2021 12:58

Edhe pse e pohoi se ka sinjale pozitive nga SHBA dhe bisedimet mes palëve për uljen e tensioneve që po rrezikojnë shpërthimin e një konflikti në Ukrainë, mund të mbahen në janar, Vladimir Putin duket se ende nuk është tërhequr nga planet për të ushtruar presion mbi perëndimin me frikën e luftës.

Mercenarë rusë janë dërguar në Ukrainën lindore të kontrolluar nga separatistët pro-Mpskës, me qëllimin të forcojnë mbrojtjen kundër forcave qeveritare ukrainas, raporton Reuters duke cituar disa burime për këtë pohim.

Në javët e fundit, Rusia ka zhvendosur dhjetëra mijëra trupa të rregullta pranë kufirit teksa kërkon garanci urgjente nga Perëndimi se NATO nuk do të shtrihet në lindje duke rrezikuar atë vetë.

Perëndimi dhe Ukraina e akuzojnë nga ana e tyre Rusinë se po përgatit  një sulm të ri ndaj fqinjit të saj jugor muajin e ardhshëm, gjë që Moska e mohon.

Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 dhe mbështeti separatistët pro-rusë që pushtuan një pjesë të rajonit industrial Donbass në Ukrainën lindore po atë vit e vazhdojnë të luftojnë forcat qeveritare ukrainase atje.

Tre burime përshkruan për Reuters ofertat që kishin marrë nga rekrutuesit e mercenarëve për të shkuar në Donbass.

“Ata po mbledhin të gjithë personat që kanë një përvojë ushtarake”, tha njëri prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA