Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije vendimin e qeverisë për një nismë të re demokratike për të hapur procesin gjithëpërfshirës të Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, thotë se është ë koha t’i lemë pas llogoret e sherrit politik që të hedhim hapa të mëdhenj përpara. Nisma e re përfshin një pyetësor drejtuar çdo shqiptari, në Shqipëri apo në botë për të marrë mendimin mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë.

Rama: Në prag të një Viti të Ri mundësish të reja, Qeveria vendosi t’i japë jetë një nisme të re demokratike, duke hapur procesin gjithëpërfshirës të Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë. Me një pyetësor drejtuar çdo shqiptari, në Shqipëri apo në botë, do të zhvillojmë një kuvendim popullor, ku duam mendimin tuaj mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë.

Është koha t’i lemë pas llogoret e sherrit politik që të hedhim hapa të mëdhenj përpara, duke u këshilluar së bashku për vendime me rëndësi politike, ekonomike e sociale.

Le të dëgjojmë njëri-tjetrin si njerëz të këtij vendi të bekuar, si shqiptarë e shqiptare që na ndajnë shumë gjëra, po na bashkon flamuri kuqezi dhe e ardhmja e fëmijëve tanë pa dallim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA