Njësoj sikurse edhe kolegët e tij Albana Vokshi, Edith Harxhi apo edhe mera të tjerë të Komisionit të përkohshëm të Rithemelimit të PD-së, edhe Belind Këlliçi ka hedhur akuza se në selinë e PD-së konkretisht në katin e parë dhe në katin e dytë ka persona që qëndrojnë të armatosur.
I ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel, Këlliçi u shpreh se ata janë njerëzit më të ngushtë të kryedemokratit Basha dhe këtë këtë fakt janë vënë në dijeni të gjitha selitë diplomatike në Tiranë.
Po ashtu deputeti demokrat shprehet se e pret që Basha nuk do të dalë nga zyra në 5 janar se i intereson konflikti fizik në mënyrë që të fajësojë Berishën për ndodhitë.
“Basha kërkon një konflikt fizik për t’ia ngarkuar të gjithë peshën e lëvizjes Sali Berishës në mënyrë që të dalë dhe të thotë se po dalin fantazmat e vjetra të Berishës etj. Ndërkohë që personi që po investon për të patur një konflikt fizik edhe më rëndë është Lulzim Basha. Se jnë këtë moment që flasim në selinë e PD-së ka njerëz të armatosur që rrinë në kat të parë dhe në kat të dytë. Është bërë burg I sigurisë së lartë, unë I kam nxjerrë me pamje. Janë njerëz të ngushtë të Lulzim Bashës. Janë denoncuar publikisht është çuiar letër në të gjitha selitë përfaqësuese në Shqipëri, janë vënë për dijeni të gjitha institucionet se kjo është situate në PD”, tha Këlliçi.
Top Channel