S`ka grumbullime e festa nëpër sheshe për Vit të Ri, e deri në fund të janarit, diskotekat e pub-et do të mbyllen; qeveria italiane i miratoi në unanimitet rregullat e reja për periudhën festive që errësohet nga varianti i ri Omicron i koronavirusit.
Maska bëhet menjëherë e detyrueshme në të gjithë vendin. Ekzekutivi vendosi të rrisë nivelin e masave, deklaroi ministri i shëndetësisë, Roberto Speranza; kujdes maksimal këtë periudhë, maska, higjienë dhe distancim social”, ishin këshillat e tij.
Për të përdorur autobuzët, metronë e trenat rajonalë nuk do të mjaftojë më një maskë te thjeshtë kirurgjikale, por do të nevojitet ajo më e forta: Ffp2.
Nga 10 janari, green passi- i përditësuar kthehet në detyrim për shumë aktivitete, për frekuentimin e palestrave, pishinave, qendrave sportive, si dhe për të shkuar në kinema e koncerte.
Republika Çeke gjithashtu forcon masat që nga 29 dhjetori.
Kështu në festat e Vitit të Ri lejohen jo më shumë se 50 persona dhe të gjithë pjesëmarrësve duhet t’u kontrollohen certifikatat e COVID-19.
Nga 29 dhjetori deri më 2 janar, në tavolina të restoranteve nuk mund të ulen më shumë se katër persona, me përjashtim të atyre që janë nga e njëjta familje.
Në ngjarjet kulturore lejohen maksimum 1 mijë njerëz, kurse në të tjerat ku njerëzit nuk ulen në karrige, nuk lejohen më shumë se 100 persona.
Sipas institucioneve shëndetësore çeke, numri i rasteve të reja me koronavirus ka filluar të bie.
Top Channel