Qeveria ka vendosur të shtyjë deri në qershor faljen e gjobave, në kuadër të fiskalizimit.
Top Channel raportoi pak ditë më parë se nga 120 mijë biznese që duhet të fiskalizohen deri në fund të dhjetorit, vetëm gjysma e tyre rreth 60 766 biznese janë fiskalizuar plotësisht sipas të dhënave të Tatimeve.
Për ekspertët procesi po ecën me ritme të ngadalta dhe bizneset po hasin problematika të shumta edhe pse procesi ka nisur prej një viti, teksa shumë prej tyre po ngurrojnë të fiskalizohen pasi edhe certifikatën elektronike pranë AKSHI-t e kanë marrë vetëm 92.6 mijë biznese në total deri më tani.
Afati për mosvendosjen e penaliteteve të fiskalizimit mbaron më 31 dhjetor 2021, por ekspertët shpjegojnë se nevojitet një shtyrje e tij për t’iu dhënë më tepër kohë subjekteve, diçka që sipas tyre po shqyrtohet edhe nga Financat.
Top Channel