Detaje të reja kanë dalë në dritë për ekzekutimin e Can Karriqit në Kodër Kamëz. Autorët që kanë qenë brenda makinës “Audi”, e cila u gjet e djegur në Institut ishte me targa të huaja.
Mësohet se një prej autorëve i ka dhënë makinës ndërsa tjetri ka bërë rolin e qitësit për të ekzekutuar 35-vjeçarin, i cili po drejtonte një makinë me targa të huaja.
Brenda mjetit të djegur, është djegur armë tip kallashnikov me të cilën dyshohet të jetë kryer atentati.
Ndërsa policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit/ ve, burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se viktima, i cili është qëlluar me 4 plumba, është shok i ngushtë me Erigers Mihasin dhe Armand Dumanin.
Këta dy të fundit u vranë me breshëri kallashnikovi brenda një makine Audi të bardhë në lagjen e Astirit, në vendin e quajtur Ozone.
Mësohet gjithashtu nga burimet e gazetares Anila Hoxha se Karriqi para se të gjendej i pajetë kishte pirë kafe pranë lokal ‘G’ i shoqëruar nga një vajzë. Më pas ka dalë prej andej dhe është gjetur pa shenja jete.
Top Channel